My website

Shënime


Rreth Kamjanit

ein Bild
Fshati Kamjan shtrihet në rrëzë të malit Sharr, në veriperendim të Maqedonisë. Ajo kufizohet me Fshatrat:Novak, Ollovjan, Orvic, Pallcisht, Sedllarc, Sinican.Përmes territorit të fshatit Kamjan kalon autostrada Tetovë - Gostivar.
Territori F.Kamjan përfshin hapsirë prej 40km². Dendësia mesatare e popullatës përfshinë 200 banorë në një km² dhe kjo përqindje e madhe vjen si rezultat i popullsisë së madhe dhe teritorrit të vogël.

Sa i përket strukturës etnike, në fshatin Kamjan jetojnë popullatë Shqiptare. Në fshatin Kamjan jetojn përafërsisht më shumë se 800 banorë.

Për nga struktura e relievit vendbanimij është i rrafshtë, ruarale dhe malore.

Në këtë rajon sundon klimë e mesme kontinentale si dhe klimë e shupës gjegjësisht me shumë ditë me diell gjatë vitit. Ka verëra të ngrohta dhe pjesërisht me lagështi, dimra të ftohtë dhe me borë, kurse pranvera dhe vjeshta janë me shira të shpeshtë.

Pasi që është e rrethuar nga të gjitha anët me male dhe si pasojë e paraqitjes së rrymave të ngrohta dhe të ftohta të ajrit, në fushën e Pollogut vjen deri te paraqitja e procesit të inverzionit. Mjegullat në Pollog paraqiten më së shpeshti kah fundi i vjeshtës si dhe në muajn shkurt dhe mars. Sasia mesatare e të rreshurave vjetore arrinë 757,8l/m³. Lagështia relative mesatare është 72 %, me vlera dimërore 82,5 dhe verore prej 62,4.

Arsimi

Në Fshatin Kamjan ekziston vec një shkollë,Shkolla fillore ,,Sabedin Bajrami". Në këtë shkollë mësimet mbahen në gjuhen shqipe.

Numri i nxënësve në këtë shkollë arin 1088, ku një numër i madh i nxënësve vijn nga fshatrat fqinj (Sinicani dhe Sedllarca). Numri i mësuesve është 49 ndërsa numri i nxënsve nëpë klasa është 30.

 
ein Bildein Bild

Ekonomia e fshatit Kamjan

Ekonomia e Fshatit Kamjan der kah vitet e 90' ta, pas tranformimit të sistemit politik në Maqedoni ësht bazuar në luftë për ekzistencë të cdonjeres familje në vete.

Gjegjësisht pas transformimit të sistemit politik erdhi në shprejhje investimi i kapitalit privat.

Me zhvillimin e ekonomisë së tregut automatikisht u shtua edhe numri i punëtorëve vendas.

Rol të rëndësishëm ka luajtur edhe blegtoria, ku edhe asot e ksaj dite ekziston një numë i madh familjesh të cilët meren me blegtori.Në fshatin Kamjan sot funksionojn më shum se 120 ndërmarje të cilat ushtrojnë veprimtari të ndryshme, duke u nisur nfa nga ndërmarja prodhuese,tregëtare,hotelerike.ejt.



ein Bildein Bild

Komuna: e Bogovinës

Kodi postal: 1221

 

 

Kamjani është një vendbanim i lashtë.Territori i Kamjanit i takon grupit të vendbanimeve që shtrihen në rrëzë të malit Sharr, në Pollogun e Poshtëm, në veriperendim të Maqedonisë. Ka drejtim të shtrirjes lindje-perëndim dhe ndodhet në jug-perëndim të qytetit të Tetovës. Hapsira e Kamjanit shtrihet në anën e majtë të lumit Vardar. Ajo kufizohet me Komunët e: Tetovës, Shipkovicës, Bogovinës dhe Bervenicës. Përmes territorit të saj kalon autostrada kryesore Shkup  - Tetovë - Gostivar, si dhe paralelisht me të kalon edhe rruga rajonale e cila i lidh komunat dhe vendbanimet  që shtrihen përgjat malit Sharr.Kamjani prej vitit 1996 deri në vitin 2004 ishte komunë më vete ndërsa tash i takon Komunës së Bogovinës. Komuna kishte 16 këshilltarë komunalë të cilët në bashkëpunim me bashkësinë vendore i koordinojshin punët në interes të përbashkët , ka rreth 1500 shtëpi dhe afërsisht 6000 banorë. Struktura e popullsisë është 100% shqiptarë...

 INFRASTRUKTURA

 Fshati ka disa rrugica dhe një rrugë kryesore që lidhet me rrugën rajonale Shkup - Tetovë - Gostivar .
Shtrirja e fshatit graviton mbi rrugën në fjalë që nga dita-ditës është duke marrë trajtën e një vendbanimi me elemente bashkëkohore ngase vetëm në dekadën e fundit janë ndërtuar mbi 400 shtëpi të reja dhe lokale afariste.
Në vitet e fundit me vetëkontribut banorët e këtij fshati i kanë shtruar mbi 50% të rrugëve me bekatone. Ky projekt ka kushtuar shumë , mirëpo aktivisti Nehat Aliu i këtij fshati pohon se bashkësia vendore është duke hartuar projektin që së shpejti do të fillojë ta regulloj fshatin...

 

 TË DHËNAT E FAMILJEVE DHE VENDEMËRTIMET

Ky fshat përbëhet prej disa lagjeve. Emrat e gallapeve si: Kice, Çore , Çoropin , Bisht Loke , Kuçko dera, Gjele , Skëpordha , Uzune , Hole , Italian , Uxhoska ,Xhafe etj.
Vendemërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditëshmërisë si: vendemërtimet në kodra-male-fusha: Gumiat , bjeshka , guri i shipes , te dushku , te mullajni , te bazeni , Udha e Kiceve , te vorret , te livadhet , Çeshma e Bagërdarit , përoje (përrua), vneshtat , ograde , rakita , krauçi , koshovajcat , udha e Prekaçës , udha e gumiave (teneqe muhalla), arat te udha e re , te çeshma e hoxhës , te çeshma e parë , prekaçet , arat ndër udhë të rija ,e shumë e shumë të tjera.
Karakteristikë themelore e këtij fshati që vërtet është mburrja jonë në rrafshin e Luginës së Pollogut qoftë për nga kuadrot e duardurshme shkencore, infrastrukturës, që është për lakmi nga cili do fshat...

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free