My website

Historia


HISTORIA E LETËSISË SHQIPTARE

 

           Kjo "Historia e letërsisë shqiptare" (që nga fillimet deri te Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare)synon të bëjë sintezë shkencore të rezultateve që jan aritur në studimet e deritashme historikeletrare. Përpjekja e parë me rëndësi për të dhënë rrugën historike të zhvillimit të letërsis shqiptare nga pikëpamja marksite u bë,  si dihet, me "Historin e letërsis shqipe"  botuar në dy vëllime më 1959.Ajo vepër përgjithsuese ka shërbyer pa dyshim si një mbështeje e çmueshme për këtë  vepër të re.Por që ather studimet për  letërsis shqiptare kan ecur përpara , jan zgjeruar dhe thelluar në disa drejtime.Gjatë këtyre tre dhjeçarit të fundit jan ndërmarrë punime të rëndësishme,janë botua monografi e studime të gjëra për autor e çështje të letërsisë së traditës, jan trejtuar aspekte të reja e jan zbuluar fakte të reja të zhvillimit letrarë në të kaluarën, të pa njohura më para,jan bërë botime shkencore kritike nga trashëguimi ynë letrar etj.Duke u nisur nga një kocept më i sakt për objektin e studimeve është trajtuar në mënyrë më të ngjeshur letërsia e vjetër shqiptare dhe, në përgjithsi,krahas analizës së përmbajtjes , u është kushtuar një vëmendje më e madhe dukurive artistike,veçorive të formës, stileve dhe individualiteteve artistike.

Veprat ndahen në tre pjes:

1)  Letërsia e Vjetër Shqiptare

2) Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare

3) Letërsia e periudhës së shtetit shqiptar të viteve 1912-1939

 

Letërsia e vjetër shqiptare

 

FAZAT E ZHVILLIMIT TË LETËRSIS SË VJETËR SHQIPTARE

I vështruar në këtë mënyrë zhvillimi i letërsisë shqiptare ,kalon nëpër katër faza.

               Faza e parë ( rreth shek. XIII  - pjesa e parë e shek. XV ) i përket asaj që mund të quhet  "parahisori" e letërsisë shqiptare.Egzistenca e një letërsie të shkruar në gjuhën ton vërtetohet përmes dëshmish të ndryshme, të drejtpërdrejta apo të tërthorta.Fillimet e kësaj historie i përkasin e pakta shek. XIII. Prej saj, veç ndonjë grimëze të shkruar , s'na ka arritur asgjë.

                Faza e dytë (pjesa e dytë e shek. XV - pjesa e parë e shek. XVI) e formon veprimtaria e humanistëve shqiptarë që u zhvillua në një truall të huaj dhe në suazën e lëvizjes së humanizmit evropjan. Jemi në vitet fill pas pushtimit osman të Shqipërisë. Zhvillimi i letërsisë  sonë humaniste është në provë tjetër, që flet  për një nivel të ngritur të shoqëris shqiptare në prag të pushtimit.Edhe pse në gjuhën latine ,ather gjuh e kulturës në Evropë, kjo letërsi është pjesëpërbëse  e kulturës sonë, sepse u lërua prej shqiptarësh dhe pse në qendër të saj janë shqiptarët dhe problemet shqiptare;ajo ësht e lidhur ngusht me historin e popullit tonë.

 Në kushtet e pushtimit osman , të ndërprerjes së menjëhershme të zhviullimit  ekonomik e shoqëror të vendit, të qëndresës së popullit ndaj pushtuesit , të përhapjes së fes islame ,gjat shek. XVI-XVII u botuan  veprat e para t njohura në gjuhën shqipe;ato formojn fazën e tret  të zhvillimit të letërsis sonë të vjetër. Me kët fillon letërsia e njohur në gjuhën shqipe të shkruar.

Një fazë e katër përbën letërsia e jonë e shek. XVIII, sidomos nga gjisma e dytë e këti shekulli , kur në jetën shqiptare dalin forca të tjera shoqërore, me zhvillimin e ekonomis së mallrave dhe me rritjen e gjallërimin e qyteteve. Procesi letrar fiton tipare të reja. Në Veri të vendit, gjat shek.XVIII,  vijon e dobët tradita e letërsisë klerikale katolike të shek.XVII-XVIII. Në qendra  të tilla të Shqipërisë së Mesme e të Jugut, me një jetë ekonomike e kulturore relaativisht tëgjall, si në Elbasan, Berat, Voskopoj etj.,  u zhvillua një prodhim letrar me karakter po ashtu fetar e didaskalik. Ky prodhim përfshin shkrime të kishës ortodokse dhe libra mësimore. Shumica e tyre u botuan në gjuhën greke, po nuk munguan edhe në gjuhën shqipe. Interes të veçantë paraqesin në këtë mesë përpjekjet e disa autorëve, si Theodhor Bogomili (i përmendur zakonisht si anonim i Elbasanit ),Grigori i Durrësit,Theodor Haxhifilipi etj., për të shkruar shqipen me alfabete origjinale. Fakti më i rëndësishëm  i jetës letrare të këtij shekulli, është krijimtaria e bejtexhinjve. Përmes saj, letërsia e vjetër e shkruar bën përpjekjet e para të gjëra për të dal nga suaza e ngusht fetare, për të zgjeruar  horizontin tematik, për tu ngritur në një nivel artistik të pa njohur deri atëherë. Po ky prodhim  letrarë, i shkruar me germa arabe, pati, sipas autorve të veprave , një anë ku më shum e ku më pak negative, duke lindur e duke u zhvilluar nën presion ideologjik të pushtuesit, duke u bërë shprehës e përçues i ideologjive të tij. Realiteti shqiptarë la gjurmët e veta në këtë krijim poetik, që shum shpesh qëndroi larg problemeve dhe shqetsimeve  të mdha të jetës shqiptare. Kjo rymë shteroi  gradualisht, duke ia lënë vendin letërsisë  së re të Rilindjes, që vuri në themel idealet e luftës për çlirimin kombëtar. Një degëzim më vete në letërsin shqiptare  të shekujve XVI-XVII, përbën letësia e vjetër e arbëreshëve të Italisë, e cila pati të njejtat tipare e po atë  brendi të ngushtë me karakter fetar e didaskalik si dhe letërsia që u zhvillua në atdhe. Ajo nuk ke pa lidhje me këtë  letërsi dhe njohu, sadokudo edeh ndikimin e saj. Po ta rroknim  në një vështrim përmbledhës këtë pasqyrë të fazave kryesore  të zhvillimit të letërsisë sonë të vjetër, do të vinim në përfundim se, përgjithësisht, ato nuk kan lidhje të mjaftueshme  organike midis tyre.   Përpjekja  e vjetër letrare në gjuhën shqipe të shkruar heterogjene, e përbër nga disda fillime,  të cilat lindin e zhduken pa mardhënje vërtet të ngushta, pa vazhdimsi të plot midis tyre. Shkaqet jan te fizionomia  e shoqëris feudale. Nga ana tjetër, në vendin tonë ushtroheshin fe të ndryshme e, rrjedhimisht ai ndodhej nën ndikimin e kulturëave të ndryshme fetare. Pushtimi feudal osman qe pengesa më e madhe për zhvillimin e letërsisë së shkruar në gjuhën shqipe, si dhe njësimin e saj njësim që do të kryente  letërsia e lëvizjes  sonë kombëtare në shek. XIX dhe në fillim të shek. XX.    


Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare

 

Rilindja Kombëtare Shqiptare është një lëvizje e gjërë dhe  e fuqishmme çlirimtare, që u zhvillua në të gjith vëndin dhe në kolonitë dhe ngulimet shqiptare  e arbëreshe jasht atdheut , që nga vitet 30 të shek. XIX gjer më 1912, kur u shpall shteti i pavarur kombëtar.Kjo lëvizje, me tipare e përher më të dukshme patriotike e demokratike , që i pati rrënjët në të kaluarën luftarake liridashëse kundër pushtuesve të huaj e dhunës feudale , vazhdoi edhe pas shpalljes së panvarsisë. Në krye të kësaj lëvizje u vurën udhëheqës të guximshëm e të vendosur , patriotë, iluminist demokratë që mbi interesat e atdheut nuk vinin tjetër.Ata ditën të orientohen me zgjuarsi në situatat e ndërlikuara të gjendjes ndërkomtare. Për realizimin e programit të çlirimit kombëtar dhe të vënijes së vendit në rrugën e përparimit e të demokracisë, rilindësit, pa i rreshtur përpjekjet dhe iniciativat për bashkveprim me popujt fqinjë, e mbështetën shpresën dhe besimin e tyre në forcate brendshme, në radh të parë në masat e popullore të fshatit e të qytetit. Ata i dhan lëvizjes kombëtare një strategji dhe taktik të përshtatshme e të aftë për realizimin e programit të tyre të gjithanshëm. Në të u përfshi lufta politike e ideologjike, veprimtaria kulturore e arsimore, iniciativa diplomatike etj. Në kuadrin e përgjithshëm të kësaj lëvizje revolucionare u zhvillua edhe ajo letërsi e madhe që njihet me emrin letërsi e Rilindjes         

Letërsia e periudhës së shtetit shqiptar të viteve 1912-1939

 

Shpallja e panvarsis kombëtare dha shkas për fillimin e një periudhe të re në zhvillimin e letërsisë shqiptare. Këto tipare kishin nisur të hsfaqen që në fillim të të shekullit dhe u bënë më të theksuara nga vitet 20 e sidomos 30, kur u lidhën  me lvizjen e re punëtore. Në letërsi rrokën tani më gjërë tema sociale:trajtohet gjendja e rëndë e vegjëlisëmprehet kritika ndaj marrdhënieve feudale dhe moralit konzervator,forcohet shprehja e revoltës ndaj regjimit çifligaro-borgjes.Përveç romanizmit, që mbizotroi gjatë Rilindjes dhe që vazhdoi në dy dhjetvjetët e para të këti shekulli, duke luajtur rol edhe më tej,sado në mënirë të kufizuar, afrimohet mirë pritja realisteLetërsia pasurohet me stil e gjini të reja, që nuk patën zhvillim më parë, apo që sa ishte dukur. Në këto vite përcaktohen dy drejtime të kundërata, që i hasëm në letërsin e Rilindjes: drejtimi demokratik, i cili shpie më tej trashigimin e lëvizjes për çlirimin kombëtar dhe u përgjegjet aspiratave të masave për një rend të përparuar politik, ekonomik e shoqëror;drejtimi reaksionar klerikal e borgjes, i cili karakterizohet nga idealizmi i mbeturinavepatriarkale-fisnore, rreh të ruaj regjimin antikombëtar eantipopullor të feudoborgjezisë dhe i hap hap rrugën pushtimit imperjalistë e fashist.Këto drejtime njohën edhe shprehje artistike të ndryshme, si pasoj e pikpamjeve estetike jo të njëjta ose të përkundërta. Kështu ndeshen midis tyre edhe krijimtaria e shkrimtarëve realistë e të realizimit kritik dhe nga ana tjetër prijet jo përparimtare romantike ose pasromantike dekadente,bashkë me ato klasiciste,shfaqet formalistee folklorizante.Nga mesi i viteve 30, kjo luftë shpuri në kërkesë për krijimin e një letërsie me karakter të theksuar popullor e revolucionar.     
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free